Përveç sulmeve, rusët kanë nisur të përdhunojnë edhe gratë ukrainase. Shpesh herë ndërkombëtarët dhe zyrtarët e lartë kanë ngritur këtë shqetësim ku akuzojnë se ushtarët ukrainas rrëmbejnë, përdhunojnë, torturojnë vajzat dhe gratë në Ukrainë. Një banore e Kherson, e cila ka zgjedhur të identifikohet me emrin Elena dhe jo atë të vërtetë, ka treguar se dy ushtarë rusë e kanë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar atë.

“Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe thotë “ajo atje është banderovka” një term nënçmues për ukrainasit që i akuzojnë për fashizëm. Dola shpejt nga dyqani për në shtëpi, por nuk pata kohë të merrja telefonin, ata hynë dhunshëm në shtëpi dhe më pas më shtynë në shtrat dhe më zhveshën”, u shpreh Elena.

Fatmirësisht Elena thotë se në fillim të luftës i largoi fëmijët e saj nga shtëpia e tyre dhe ata nuk ishin dëshmitarë të skenës shokuese.

“Ishte e tmerrshme, mendova se nuk kam më pse të jetoj. Por lufta do të mbarojë një ditë , ne do të hakmerremi. Dhe unë do ti tregoj të gjithë vendasit që më tallën”, shtoi më tej ajo.

Elena tashmë ka shpëtuar nga mizorët, ndërsa është nisur drejt fëmijëve të saj në një qytet të sigurt ku do të trajtohet me mjekë e psikolog për shkak të skenave që ka parë me sy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃