Hasbulla Magomedov është një nga personazhet më të famshëm të rrjeteve sociale. 19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës.

Hasbulla në një intervistë për lojtarin e futbollit amerikan Caleb Pressley, në “Barstool Sports”, ka folur për jetën e tij, marrëdhënien që ka me personalitete të shquara të sportit si Khabib Nurmagomedov dhe rivalitetin që ka me Abdu Rozik.

Duke marrë shkas nga fotoja që ky i fundit ka postuar së bashku me Cristiano Ronaldon, Hasbulla sulmoi yllin portugez të futbollit: “As nuk më intereson fare për Cristianon, jam më i famshëm se ai. Ai vetëm topit di t’i bjerë”.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃