Ushtarët turq nisin stërvitjet detare në ishullin grek, media e huaj: Synojnë Greqinë!

Media e huaj “Nordic Monitor”, ka zbuluar së fundmi një stërvitje detare të ushtarëve turq në në ishullin grek Yilancik në Marmaris. Nordic Monitor shkruan se stërvitja detare (Atdheu Blu) 2022, e cila u zhvillua në Detin Egje, Detin e Zi dhe në Mesdheun Lindor me pjesëmarrjen e 122 anijeve dhe 41 avionëve, filloi më 11 prill dhe përfundoi të enjten.

Edhe pse stërvitja mbulon tre dete, “Nordic Monitor”, thekson shenjëstrimin e vazhdueshëm të ishujve grekë nga Turqia, siç bëri vitin e kaluar. Ndërkohë mediat helene shkruajnë se ekipet e ushtrisë turke kanë zbarkuar në ishullin grek Yilancik në Marmaris dhe po stërviten, veprim ky që shihet si provokativ. “Nordic Monitor” thotë se stërvitja e fundit detare, (Atdheu Blu) 2022, ka pushtuar ishullin grek dhe se ekipet kanë ngritur flamurin turk në atë zonë.

Nga ana tjetër dhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut, duke thënë se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Media Nordic Monitor funksionon në të njëjtën logjikë si WikiLeaks, duke publikuar dokumente nga burime anonime. Kërkimi dhe monitorimi i Nordik Monitor mbulon çështje që lidhen me lëvizjet fetare, ideologjike dhe etnike si dhe grupet radikale, me fokus të veçantë në Turqinë e sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃