Amelia Anisovych vajza 7-vjeçare ukrainase, performancat e të cilës u bënë virale teksa këndonte këngën e famshme të Disney-t “Let It Go” në mes të bombardimeve në Kiev, ka marrë tashmë një mision i cili dita ditës po merr përmasa të mëdha.

Untitled-design-10-3

Ajo ka zhvilluar disa koncerte të njëpasnjëshme për bamirësi për t’i ardhur në ndihmë kombit të saj. I radhës ka qenë në Poloni ku Amelia Anisovych ka kënduar në  Atlas Arena në Lodz.

Vogëlushja interpretoi para mijëra njerëzve këngën “Së bashku me Ukrainën”, pak para se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të deklaronte se kombi i tij është në kufjitë e mbijetesës.

© Panorama.al

Te lidhura


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃