Policia e Dibrës ka vënë në pranga një shtetas 26-vjeçar i cili akuzohet si autor i tre vjedhjeve. Fatjon Kaca, banues në Peshkopi është autor i disa vjedhjeve, tre prej të cilave të dokumentuara nga policia. I riu ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë, në një kancelari dhe në banesa.

Kaca priste të errësohej dhe më pas maskohej dhe bënte kërdinë në shtëpitë e komshinjve dhe në banesat e banorëve të fshatit Arras. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃