Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Shqipëri, ka takuar sot Enkelejd Alibeajn, në kryesinë e Kuvendit. Sipas saj, ai është kryetari në detyrë i PD dhe askush tjetër, Me këtë veprim, ajo nuk njeh vendimin e Gjykatës, ku u regjistruan vendimet e kuvendit të 11 Dhjetorit dhe jo të 18 Dhjetorit.

Nuk dihet se çfarë mesazhi ka dashur të japë Yuri kim, por duket që ajo preferon ende pasuesit e Bashës.

Kim shkruan;

Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar, për një një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së , shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen.

SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃