Yuri Kim, ambasadorja amerikane e SHBA ka njoftuar ditën e sotme në Twitter një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën dhe prokurorët e institucionit.

Ajo shkruan se motivi i takimit me Krajën ishte për ta përgëzuar pasi ka prodhuar më shumë reziltate në emër të publikut shqiptar. Kim shkruan se këto rezultate tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Menjëherë kjo vizitë pas burgosjes së Alqi Bllakos, të cilin Rama e lëshoi për të shuar urinë e publikut.

SHKRIMI NË TWITTER I YURI KIM

U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja, për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK-ut, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kushtet e Bashkimit Europian dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃