Zbrazi kallashnikovin ndaj të riut, ky është Firdeus Berberi djali i ‘të fortit’ të Pogradecit

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Firdeus Berberi i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri 21-vjeçarin Joan Muçllari në Pogradec. Berberi në bashkëpunim me shokun e tij Greisi Maxhari e kanë ngacmuar 22-vjeçarin Muçllari dhe më pas e kanë goditur me thikë në kokë dhe armë zjarri në këmbë. Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një golf ngjyrë blu ndërkohë që vijojnë të jenë ende në kërkim.

Ngjarja e rëndë dje në Pogradec e ka zanafillën te sherri mes baballarëve të dy të rinjve. Në vitin 2020 babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi (i forti i Pogradecit) i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pak ditë më pas policia arrestoi Ilir Berberin dhe disa persona të tjerë. Ilir Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si dhe për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec A. Gj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃