Në plazhin e Sarandës, konkretisht te “Çentrali” , plazhistët kanë gjetur një predhë. Pas konstatimit të saj, qytetarët kanë njoftuar sallën operative duke raportuar se kanë gjetur një predhë të vjetër luftarake. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃