PANORAMA PLUS/ Fati i Johnny Depp dhe Amber Heard dhe se cila palë do të fitojë gjyqin për shpifje, qëndron në duart jurisë së Virxhinias. Juria e përbërë nga shtatë gjyqtarë do të gjykojë të gjitha dëshmitë dhe provat për të vërtetuar nëse aktorja shpifi kur shkroi artikullin për Washington Post, ku e përshkroi veten si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje.”

“Juria do të përcaktojë dëmet si për kërkesën ashtu edhe për kundërpadinë,” thanë për “The Post” burime pranë ekipit ligjor të Heard. “Nëse juria konstaton se Amber ishte përgjegjëse për z. Depp, ajo do të përcaktojë dëmet, nëse zbulon se z. Depp ishte përgjegjës për kundërpaditë e Amberit, ajo bën një përcaktim të dëmit.”

Aktorja e “Aquaman”, e cila dikur ishte në lidhje me Depp dhe ishte e martuar me të për 15 muaj, nuk rrezikon burgun pasi nuk përballet me asnjë akuzë penale, vetëm pretendime civile.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti padinë e tij prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard, duke pretenduar se ajo i dëmtoi reputacionin dhe karrierën, me artikullin e saj, i cili i kushtuar atij dhjetëra milionë.

Heard nuk e përmendi emrin e Depp në artikull, por avokatët e tij argumentojnë në të qartazi i referohej akuzave për abuzim në familje që ish-gruaja e tij bëri kur paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër tij.

Nga ana tjetër Depp mohon ta ketë lënduar ndonjëherë fizikisht Heard dhe ka pohuar se ishte ajo abuzuesja në marrëdhënien e tyre. Ndërkohë, Heard e ka akuzuar Depp se e ka sulmuar me dhjetëra herë.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃