Opinionet mbi performancën e këngëtares shqiptare Ronela Hajati në Eurovizion kanë qenë të shumta nga njerëz të botës së artit në vend.

Fillimisht kënga e saj u kritikua nga opinioni publik për tekstin e cilësuar si të cekët dhe mos-identifikues për Shqipërinë.

Më pas performanca e saj me gjeste seksuale u shumë-përfol kudo në Europë derisa këngëtaren e detyruan ta ndryshonte.

Në skenë, ajo u vetëprek disa herë në vendet intime dhe në lidhje me këtë ka ardhur një reagim edhe nga regjizori i njohur shqiptar Kastriot Çipi.

Çipi shkruan se ajo nuk është këngëtare dhe është e vetëdijshme për këtë. Pjeshkat, thotë ai, i marrin duartrokitjet me trup dhe lëvizje, por Ronelën nuk e konsideron as pjeshkë…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃