PANORAMA PLUS/ Ylli i ‘Aquaman’ duket se tashmë ka një partnere të re në jetën e tij pas ndarjes nga aktorja Lisa Bonet.

Burime të shumta thonë për PEOPLE se Jason Moama, 42- vjeç, së fundmi është takuar me aktoren me origjinë spanjolle, Eiza González pasi ai dhe Bonet, 54-vjeç, njoftuan në janar se i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas gati 20 vitesh së bashku.

“Ata takohen. Ai kujdeset për të. Ai është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar në Fast X ,” thotë një burim i brendshëm. “Është mjaft i zënë dhe është në një vend të mirë.”

Një burim i afërt me Momoa dhe González shtoi: “Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze.”

Momoa u fotografua më parë teksa merrte pjesë në premierën e filmit të 32-vjeçares, muajin e kaluar, edhe pse ata nuk dolën bashkë në tapetin e kuq.

Aktori i hodhi poshtë thashethemet se ai po takohej me Kate Beckinsale pasi u pa duke i dhënë asaj xhaketën e tij në festën e Vanity Fair të çmimeve Oscar 2022.

“Ajo është shumë e këndshme, unë isha shumë i mirë, thjesht u tregova një zotëri”, u shpreh Momoa. “Tani nuk po ia jap pallton askujt”.

Ai dhe Bonet njoftuan në një deklaratë të përbashkët se ata po ” ndanin rrugët e tyre” në janar. Ata u martuan në nëntor 2007 dhe kanë një vajzë Lola Iolani , 14 vjeç, dhe djalin Nakoa-Wolf , 13 vjeç.

“Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyrat që dëshiron të njihet dhe të…

VIJONI LEXIMIN E ARTIKULLIT TE PLOTE NE FAQEN E PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃