Panorama Plus/ Këngëtarja Luar Arani, e cila prej 13 vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë, është rikthyer në Shqipëri ku ka folur për largimin e saj nga vendi. Ndër të tjera ajo foli edhe për tradhtinë, duke deklaruar se nuk do ta falte.

Këngëtarja ishte e ftuar në “Why Not”, ku u pyet nga moderatorja e emsionit nëse do t’a falte tradhtinë në këmbim të 5 mijë eurove. Ajo u përgjigj me shaka se kaq para nuk i mjaftojnë as për të blerë facoleta për të qarë.

Biseda:

Roza Lati: Mua më kanë bërë nëj herë një farë oferte, do bëjëm kështu tha nëse të tradhtoj tah e kam gjobën 5000-euro e lart

Luar: Do marrësh ti 5000-euro po të tradhtoi?

Roza Lati: 5000-euro e lart, do e pranoje?

Luar: Po çfarë më duhen 5000-euro mua, s’më del, vetëm facoletat s’më dalin për 5000 euro. Paska qenë dorështrënguar ky.

Ndër të tjera ajo ka treguar se si ishin fillimet e saj në Gjermani, ndërkohë që është shprehur se me Shqipërinë nuk krahasohet asnjë vend.

“Ja atje në Gjermaninë e ftohtë, nuk e di as vet si arrita të nxihesha pak me udhëtime. Kam qenë 13 vite në Berlin. Në fillim kur ika kisha frikë njerëzit, por kur arrita ishin shumë të qetë, të ndihmonin goxha. Nuk ka si Shqipëria.”– tha ajo.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃