PANORAMA PLUS/ Ajo është mbi tre muaj në turneun e saj të shumëpritur Future Nostalgia, i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë Covid-19 .

Dhe të martën në mbrëmje, Dua Lipa argëtoi fansat e saj holandezë për natën e dytë Ziggo Dome të Amsterdamit, ku u ngjit në skenë e veshur me një kostum rozë e cila e bëntë të dukej mahnitëse.

Veshja e Dua-s u ishte një ‘body’ i ngushtë i gjithi ngjyrë rozë nga koka deri tek këmbët e cila u kombinua me një palë  doreza të cilat i vinin deri tek parakrahët dhe të kombnuara me një palë  me çizmet me takë.

Rikujtojmë se yllit i popit është fotografuar rrugëve të Paris-it me shokun e saj, stilistin e njohur, Simon Porte Jacquemus.

Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një “restorant” të hapur në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.

Dua më pas e përfundoi ditën e saj xhiro nëpër qytet me Porsche-në e verdhë të Simon.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃