Njëmbëdhjetë punonjëse në një spital në Misuri janë të gjitha shtatzënë në të njëjtën kohë dhe dy infermiere edhe që do të lindin në të njëjtën ditë. Në spitalin Liberty në Misuri, dhjetë infermiere dhe një mjeke janë të gjithë në pritje të foshnjave këtë vit. Rastësisht, shumica e tyre punojnë në obstetrikë dhe lindje.

Gratë janë gati të lindin këtë vit, me lindjet më të shpejta që priten në dy javët e ardhshme dhe lindjen e fundit rreth Ditës së Falënderimeve. Ndërkohë ato kanë deklaruar se asnjëra prej tyre nuk e kishte planifikuar shtatëzëninë në këtë mënyrë. Shumica e stafit shtatzënë janë infermiere në Qendrën e Lindjes së Spitalit Liberty dhe thanë se shpresojnë të lindin atje kur të vijë koha. Infermierja Alex Atxheson thotë:

Kjo është padyshim një përvojë e mrekullueshme dhe është diçka që unë mendoj se do të na lidhë më shumë pasi po lindim foshnjat në të njëjtën kohë. Ka qenë shumê mirë të kishim njëra- tjetrën për mbështetje dhe të kalonim shtatzëninë së bashku.

Burimi:dailymail. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃