Një ngjarje e rrallë dhe e mrekullueshme ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Dy vëllezër binjakë janë gëzuar të dy në të njëjtën kohë duke u bërë prindër brenda dy orësh. Kjo është një gjë e veçantë, ku dy binjakë bëhen prindër për herë të parë njëkohësisht.

George Robinson dhe Hayley Bocking mirëpritën djalin e tyre Oliver James të hënën e Pashkëve, pak para Reginald Geoffrey, fëmijës së Joe dhe Ellie Robinson. Dy baballarët, binjakë me njëri-tjetrin, thanë se një gjë e tillë ishte e pabesueshme dhe emocionuese për ta.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, mamia Ami Turner i priti të dyja foshnjat në spitalin Mbretëror Worcestershire.

"Stafi i spitalit ishte pak i hutuar me situatën tonë. Ata vazhdimisht na merrnin në pyetje se kush ishim dhe pse ishim atje së bashku. Kur u thamë se ishim vëllezër dhe partneret tona ishin duke lindur, ata ishin të habitur dhe nuk e besonin dot një gjë të tillë", ka thënë një ndër vëllezërit.

Oliver i cili lindi në datën e parashikuar peshonte 3.6 kg ndërsa Reginald lindi pesë ditë pas datës së parashikuar dhe peshonte 3.2 kg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃