Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për dy plagosje. I arrestuari është Sokol Koçi, 40 vjeç, banues në Tiranë. Koçi akuzohet për dy ngjarje të rënda. Plasoja e fundit ja ndodhur dy muaj më parë, ku Koçi, plagosi me thikë I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri është fatorino autobusi i cili dy muaj më parë kishte zbritur nga autobusi Koçin dhe ky i fundit e ka plagosur me thikë dy ditë më parë. 40-vjeçari ka parë rastësisht faturinion që e zbriti dhe pranë një lokali në kryeqytet e ka goditur me thikë. Po ashtu ai akuzohet edhe për një tjetër plagosje, ngjarje kjo e ndodhur në 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit ku Koçi ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃