Pak ditë më parë, si rrallëherë të kishte ndodhur më herët, Rama u kap në befasi nga pyetja e një gazetari të një televizioni qeveritar.

I gjendur para gazetarëve me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ai u pyet nga gazetari i A2CNN, televizioni i oligarkut Bashkim Ulaj, se a i dukej e moralshme të fliste për drejtësi me ministrin e përfshirë në përgjimet e shit-blerjes së votave në Dibër.

Pyetja e kapi në befasi Ramën dhe Manjën dhe kjo gjë u duk qartazi në mimikat e tyre, pasi pyetja që iu drejtua nuk ishte në listën e pyetjeve të kontrolluara nga Fuga para se gazetarët të futen në konferencë.

Në lidhje me këtë ngjarje që u pa si heroike nga populli, analisti Kastriot Myftaraj ka hedhur dritë se çfarë fshihet në të vërtetë pas asaj që u pa në plan të parë.

“Bashkim Ulaj nuk do të guxonte që të sillej kështu me Edi Ramën, i cili vetëm dy javë më parë i kishte dhënë koncesionin e Rrugës Milot-Balldren”-shkruan Myftaraj, dhe e cilëson këtë një goditje nga Veliaj, pasi ky i fundit ka në dorë një të vërtetë të rëndësishme për Ramën që ka guxuar deri në këtë pikë.

SHKRIMI I KASTRIOT MYFTARAJ

Sa domethënëse kur oligarku Bashkim Ulaj, me mikrofonin e CNN shqip në dorë, e pyeti Edi Ramën për llogari të Erion Veliajt

Edi Rama kishte të drejtë kur i tha me shpotitje gazetarit të A2CNN Klevin Muka se ky e recitoi mirë pyetjen që i kishin dhënë. Formuluesi i pyetjes që recitoi gazetari ishte Erion Veliaj. Ndërmjetësi mes Veliajt dhe gazetarit ishte oligarku Bashkim Ulaj pronari i televizionit A2CNN.

Që ta kuptoni plotësisht ngjarjen dhe skenën që patë duhet ta dini se në marrëdhëniet me median pushtetarët tanë kushdo qofshin kujdesen që në komunikim të drejtpërdrejtë me gazetarët, pra kur i kanë përballë në studio televizive apo në konferenca në salla të mbyllura me mikrofon në dorë, pra në vende ku nuk mund t’ i ikin atij që pyet, kujdesen që të mos jenë të pranishëm gazetarë që mund t’ u bëjnë të papritura shumë të papëlqyeshme. Që do të thotë se nuk pritej kjo sjellje nga gazetari i A2CNN.

Ngjarja është domethënëse edhe sepse një oligark si Bashkim Ulaj nuk do të guxonte që të sillej kështu me Edi Ramën, i cili vetëm dy javë më parë i kishte dhënë koncesionin e Rrugës Milot-Balldre. Kur Rama erdhi në pushtet në 2013 tha në një rreth të ngushtë se me ato që ka bërë Bashkim Ulaj me Saliun, nëse dua jam në gjendje ta shkrij për tre ditë Bashkimin dhe ta bëj që të mbajë vrapin në Vuthaj, me një trastë në sup.

Pastaj sesi u rregulluan. Sot Bashkim Ulaj diçka ka mësuar që guxon ta sfidojë kaq rëndë Edi Ramën, i cili u duk qartë se u befasua shumë nga pyetja e gazetarit. Diçka që ka të bëjë me ndryshimin në dëm të Ramës dhe në favor të Veliajt të ratingut të pikëve, pëlqyeshmërisë për partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë Gjithsesi Rama e di se nga i erdhi goditja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃