Këngëtarja e famshme, Rihanna raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me reperin, A$AP Rocky.

rihanna1

Dhe ish-partneri i saj, duket se iu është drejtuar me një urim të përzemërt biznesmenes.

Ai shkroi në InstaStory vetëm fjalën “Urime” shoqëruar me një emoji zemre dhe gruaje shtatzënë. Menjëherë fansat ngritën aludimet se mesazhi i drejtohej ish të dashurës së tij, e cila u bë nënë për herë të parë.

Një burim tha për HollywoodLife se: “Chriss i ka dërguar urimet më të përzemërta Rihannës, por gjithashtu të përpiqet të mos krijojë asnjë dramë me Rocky-n.”

rihanna1

Më pas shtoi: “Postimi në Instagram ishte mënyra për ta kontaktuar, por duke treguar respekt për të. Ai dëshiron që Rihanna ta dëgjojë këtë dhe është i sigurt që edhe ajo do jetë e lumtur, sepse po i bën të ditur asaj edhe botës që i uron vetëm më të mirat këngëtares. Chris është vërtet i lumtur për të. Ka qenë e vështirë për të që të mësohej me faktin se Rihanna kishte fëmijë me një burrë tjetër, por tani është rritur dhe po ecën përpara. Ka vetëm dashuri dhe respekt për të.”

chris brown rihanna

Marrëdhënia e çifti u shoqërua me ulje e ngritje, derisa këngëtari ushtroi dhunë fizike ndaj Rihanna në natën e ndarjes së Çmimeve Grammy 2009. Edhe pse u ndanë, u rikthyen sërish  bashkë në vitin 2012, përpara se t’i jepnin fund përfundimisht në 2013.

Chris është baba it re fëmijëve. Ai ka një vajzë, Royalty Broën me Nia Guzman, djalin Aeko me Ammika Harris dhe vajzën, Lovely, me Diamond Brown.

rihanna-3 rihanna-1 rihanna-1 rihanna rocky5

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃