Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është një emër shumë i lakuar ditët e fundit, pas thasheshemeve për raporin e saj me aktorin.

Gjithashtu avokatja fitoi simpati të madhe nga fansat e Depp për mënyrn e marrjes në pyetje të Amber Heard gjatë gjyqit.

Por ndërkohë që 37 vjeçarja, e ka “i tregoi vendin” Heardit në tribunë, ajo ka shfaqur një raport shumë më të afërt me klientin e saj. Një eksperte e gjuhës së trupit ka treguar që ndërveprimet e tyre mund pikturojnë Deppin para jurisë si një “Hero romantik” i cili është gatshëm për film.

Në momente të ndryshme gjatë gjyqit, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp-it dhe madje e ka përqafuar brenda sallës.

Në mediat sociale është spekuluar se dyshja janë një romancë, ndërsa Vasquez vendosi të heshtë kur u pyet për raportin e saj me Depp, ku u pyet teksa doli nga gjykata të mërkurën.

Por ekspertja e gjuhës së trupit thotë se flirtimet mes dyshes mund të bëhen qëllimisht që Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm, pothuajse si një “hero” nga një prej filmat e tij të vjetër.

“Duket flirtuese, por kjo është ndoshta çështja”, tha ekspertja Judi James për Daily Mail.

 “Nëse një foto përshkruan një mijë fjalë, këto ‘fjalë’ duken drejtpërdrejt nga faqet e [kompanisë botuese të romancave] Mills & Boon. Sjellja e saj në gjykatë e kthen Deppin në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Depp-it, këto rituale dramatike do të duken si vërtetim. “Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se është mirë, atëherë ndoshta është” do të jetë mesazhi i nënkuptuar.”- shtoi ajo.

Një fotografi e Vasquez-it duke përqafuar Depp-in teksa ajo mbyllte sytë dhe buzëqeshte e kënaqur u shpërnda kudo nëpër botë. Por James beson se të gjitha u bën për shkak të kamerave, duke e përshkruar atë si një “pjesë lëvizëse e teatrit të gjuhës së trupit”. Ndërkohë, Depp është duke parë iu kundërpërgjigjur sjelljeve të dashura të Vasquez-it, duke tërhequr karrigen e saj dhe duke i pëshpëritur në vesh.

Veprimet e bëjnë aktorin të duket i butë dhe simpatik – një kontrast me personin e dhunshëm dhe të çrregullt që ish-gruaja Heard ka përshkruar në tribunë.

Ndërkohë, James tha se vendimi për të zgjedhur Vasquez-in që të merrte në pyetje Heard ishte gjithashtu i qëllimshëm, duke pretenduar se një femër “e freskët, e zgjuar, me aromë dhe me pamje të sigurt” që “shkAtërronte” aktoren e “Aquaman” ndihmon në nxitjen e dyshimeve të mëtejshme mbi pretendimet që Depp ishte abuziv.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃