Panorama Plus/ Dj Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc Halmi, nuk e ka sot ditëlindjen por partnerja e tij Dafina Zeqiri ka vendosur ta suprizojë me një dhuratë.

Dj Geek, publikoi në llogarinë e tij në Instagram disa foto dhe video nga surpiza e papritur e parnteres së tij. Këngëtarja i ka dhuruar të dashuri të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.

“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”- shkrua ai krahas postimit, ndërsa këngëtarja ka zbuluar në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.

“10 shtator, por ne do festojmë që sot beb”, shkruan ajo ndërsa çifti duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë me komentet, duke uruar Dj Geek për ditëlindje. Një komentues, i cili replikoi në komentin e Dafinës shkruan: Shyqyr që fole se vazhduan urimet për ditëlindje. 

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃