PANORAMA PLUS/ Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.

Ajo që ngriti dyshime se dyshja janë ndarë është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram.

Me sa duket Blero dhe Afrona po kalojnë kohë me familjarët e tyre, duke e bërë të ditur këtë gjë përmes postimeve në rrjetet sociale. Por përsëri ajo që bëri përshtypje është fakti që ata nuk u shfaqën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këngëtari publikoi një foto në Instastory ku shfaqet me familjarët e tij me krahas së cilës shkruan thjesht “Familje” shoqëuar me dy zemra.

Nga ana tjetër Afrona Dika ka publikuar një foto me motrën e saj, të cilës i uron ditëlindjen, dhe shkruan se mezi po pret që ta takojë.

Vlen të theksohet fakti të dy ndiqen ende në Instagram dhe këto mund të jenë thjesht shenjat e një krize martesore me aq sa mund të interpretojmë rrjetet sociale, por mund të jetë edhe një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen.

Blero dhe Afrona nuk kanë bërë ende asnjë reagim të qartë dhe publik.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃