PANORAMA PLUS/ Miqësia mes dy ish-banorëve të BBV ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi u përfol se mund të kishte një krisje mes tyre.

Dyshimet nisën me deklaratën e Sabianit, i cili tha se “Iliri ka përfituar nga ai.” Më pas erdhi reagimi i Ilir Shaqirit përmes një Instastory ku shkruante frazën që u bë e famshme ndërsa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, “E ka bërë për mua.”

Ndërkohë pak ditë më parë Sabiani festoi ditëlindjen ku shumë nga ish-banorët e formatit e uruan nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk mori një urim (të paktën publik) nga “100 mijë euroshi i tij”, Ilir Shaqiri.

Mes gjithë dyshimeve se mes shoqërisë së ngushtë të Ilirit dhe Sabianitm ky i fundit ka vendosur që të sqarojë gjithçka me një postim.

Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan:

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin i cili nuk e ka ripostuar videon.

Mesa duket me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin dhe se nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për një prishje miqësie mes tyre, ndërsa e quan vëllaçko në postim.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃