Komentatori i Ukrainës për Eurovision Song Contest 2022 ka bërë transmetimin e tij të hapjes brenda një bunkeri, ndërsa gjysmëfinalja e konkursit po zhvillohej në mes të pushtimit të Vladimir Putin.

Timur Miroshnychenko mund të shihej duke transmetuar nga një dhomë të rrënuar dhe me sa duket nëntokësore, të martën mbrëma, ndërsa përfaqësuesit nga 17 vende u ngjitën në skenën e Torinos, Itali.

Teska është përfolur se mund të fitojnë konkursin e këtij viti, Orkestra Kalush e Ukrainës ishte ndër të parat që u votuan për në finalen e madhe të Eurovisionit pasi dhanë një performancë energjike të këngës së tyre “Stefania”.

Moldavia, Zvicra, Armenia dhe Islanda ishin gjithashtu në mesin e 10 vendeve që ia dolën të kalonin në finale.

18 konkurrentë të tjerë të kombeve do të dalin në skenë të mërkurën, ku gjithashty do të përzgjidhen vetëm 10 shtete për të hyrë në finale. Miroshnychenko ka qenë komentator i Ukrainës çdo vit që nga viti 2007, me përjashtim të rastit kur ai bashkë-organizoi konkursin në vitin 2017, kur u zhvillua në Kiev pas fitores së vendit një vit më parë me këngën “1944” nga Jamala.

Fotografitë e postuara nga llogaria zyrtare e Ukrainës në Eurovizion në Instagram dhanë një paraqitje të shkurtër të bunkerit nga i cili ai po transmeton këtë vit – drejtpërdrejt në Youtube dhe kanalin televiziv publik UA: CULTURE – dhe e treguan atë të ulur në një tavolinë të vogël të rrethuar nga një aparat fotografik, drita, dhe një sërë kabllosh.

Në Torino, performanca e Orkestrës Kalush – e cila kombinonte rap-in dhe folklorin ukrainas, u duk se u prit mirë nga publiku, i cili brohoriti fort grupin dhe valëviti shumë flamuj ukrainas.

Mes kundërshtimit të gjerë evropian ndaj pushtimit të Putinit, ka pasur një vërshim të mbështetjes së përgjithshme për Ukrainën dhe rezistencën e saj në të gjithë kontinentin.

VIJON…LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃