Eklipsi i parë hënor për këtë vit është parë në shumë pjesë të botës mes datave 15 dhe 16 maj.

hena

Eklipsi i hënës është parë edhe në Tiranë, ku LSA ka publikuar disa foto nga pamjet spektakolare që ofron ky fenomen.

d4953514-7d8a-4005-83c2-cfa812a325b1 d3aa3cf4-cc78-43a6-8ba1-7c3206b14514 cd1095e4-1241-4c27-833c-e8ef5c5eac42 c27a4b90-839d-4da4-b4ff-1e5dea06973b b9529b47-7ef5-48a5-852f-a9cc9c81c7f0 045a6939-ad30-448d-a7cb-51713ab829ab

Sipas faqes së internetit të NASA-s, gjysma lindore e Shteteve të Bashkuara dhe e gjithë Amerika e Jugut do të kenë mundësinë të shohin çdo fazë të eklipsit hënor. Tërësia do të jetë e dukshme në pjesën më të madhe të Afrikës, Evropës Perëndimore, Amerikës Qendrore dhe Jugore dhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Sipas timeanddate.com, eklipsi i plotë ishte i dukshëm nga Roma, Nju Jorku, Brukseli, Guatemala City, Londra, Los Anxhelosi, Parisi, Rio de Zhaneiro, Havana, Çikago, Johanesburg, Mexico City, Lagos, Detroit, Madrid, San Francisko, Santiago, Buenos Aires, Ëashington DC, Lisbona ndër të tjera ndërsa Ankaraja, Budapesti, Kajro, Athina, Honolul janë qytetet ku do të jetë i dukshëm eklipsi i pjesshëm.

Kur ndodh eklipsi hënor?

Një eklips total hënor ndodh kur Toka vjen midis Diellit dhe Hënës duke bllokuar rrezet e Diellit që të ndriçojnë hënën. Në një eklips total hënor, e gjithë Hëna bie brenda ombrës, pjesës më të errët të hijes së Tokës. Llojet e tjera të eklipsit hënor janë eklipsi hënor penumbral, eklipsi i pjesshëm hënor dhe një lloj relativisht i rrallë i eklipsit hënor i quajtur eklipsi hënor qendror.

Eklipsi i parë i vitit ishte më 30 prill 2022, një eklips i pjesshëm diellor. Një eklips diellor ndodh gjithmonë rreth dy javë para ose pas një eklipsi hënor.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃