Jemi mësuar ta shohim në ekran, gjithnjë të kuruar dhe në “top” formë. Rozana Radi është ndër emrat që i ka mbijetuar tregut, duke vijuar të jetë pjesë e tregut të showbizz-it si një ndër emrat më të dashur. Por teksa shpesh emrat e njohur të showbizz-it i fotografojmë edhe në të përditshmen e tyre, shohim një ndryshim drastik.

Larg famës dhe shkëlqimit të ekranit, emra të njohur duken komplet ndryshe nga sa ekrani i shfaq. Por duket se ky nuk është rasti i Rozana Radit. Paparaci ynë e ka fotografuar në qendër të Tiranës ditët e fundit dhe duhet thënë se nuk ka asnjë dallim. Ndonëse e veshur sport dhe krejt e shkujdesur, këngëtarja duket se ruan imazhin e kuruar dhe sharmin që gëzon.

Ndërkohë, ditët e fundit në media, Rozana ka reaguar në lidhje me performancën e Ronela Hajatit në “Eurovizion”. Përmes një postimi në “Instastory”, Radi shkruan se efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin, duke i cilësuar planet televizive “të tmerrshme”.

“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronelës sonte për arsye personale, por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plane televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin. (Ato efekte që përdoren, mbuluan të gjithë performancën.) Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “hyzmeti” dhe skenës në këtë këngë!”, shkruante Rozana. Si aktore, por edhe si emër i afirmuar tashmë në treg, ajo shpesh ia lejon vetes që të bëjë postime të ashpra, duke mos kursyer askënd kur vjen puna te profesionalizmi.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃