Victoria Beckham këmbëngul se dëshira për të qenë e dobët është një qëndrim “old-fashion”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë.

Duke folur për trupin e saj, në kopertinën e ‘Grazia’, stilistja 48 vjeçare, tha se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe me forma dhe modeli i trupit të hollë tashmë i përket të kaluarës.

Ajo tha: “Është diçka “old-fashioned” dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se femrat sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjoks dhe vithe të mëdha. Sa më me forma të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia. Çdo femër dëshiron një fundshpinë të bukur, të rrumbullakët, apo jo?” tha ajo.

Nëna e katër fëmijëve, vajza e vetme e së cilës është Harper dhjetë vjeç, e sheh qëndrimin dhe stilin e ri si më të lirë dhe frymëzuese për fëmijët e saj. Ajo tha: “Ka shumë gra vërtet me forma në Miami dhe ato dinë t’i shijojnë. Ata ecin përgjatë plazhit të Majamit me jo shumë rroba dhe duken fantastike. Ata tregojnë trupin e tyre me një besim të madh. Më duket se qëndrimi dhe stili i tyre është vërtet çlirues. Dhe si nënë, më pëlqen fakti që Harper është rreth grave që me të vërtetë ndiheshin mirë me format e tyre.”

Victoria mund të jetë një ikonë mode dhe stiliste e njohur ndërkombëtarisht, por ajo pranoi se sipërmarrja e saj e fundit ishte gjithashtu  që ta ndihmonte të ndihej ‘sexy’. “Për shumë vite, sa më shumë kohë kaloja duke punuar në modë, aq më shumë vishja rroba dhe përfundoja duke u fshehur nën to. Vitin e kaluar kur isha në Miami dhe fillova të dilja sërish, pas Covid-it, doja një ndryshim. Doja të ndihesha sërish seksi”, kujton ajo.

“Ashtu siç vishem për veten time, më pëlqen edhe fakti që ai [David] më do mua me këto fustane. Meshkujt duan të shohin pak formë.”- vazhdoi ajo në rrëfimin e saj. Superylli botëror i lindur në Harlow po punon për të përmirësuar fundshpinën e saj dhe zbuloi se po fokusohet në ngritjen e peshave të rënda pesë ose gjashtë ditë në javë me një trajner personal dhe David. “Gjithmonë kam qenë paksa e frikësuar nga peshat, por rezulton se i dua ato. Është mirë të ndryshoni gjërat. Unë kam shumë më tepër ton muskulor tani.”

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃