Një 49-vjeçare ka alarmuar një komisariat të tërë duke denoncuar zhdukjen e burrit të sj, shtetasi me iniciale V. S., 49 vjeç. Sipas gruas me iniciale Th. S., burri i saj 49-vjeçar është zhdukur në Divjakë, pa lënë asnjë gjurmë. Sipas saj burri është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin.

“Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃