Fituese e Eurovizionit ishte Ukraina me këngën kushtuar nënës së një prej pjesëtarëve të grupit, por që u kthye dedikim për të gjitha nënat ukrainase të cilët kanë vdekur gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Menjëherë pas fitore, anëtarët e grupit u kthyen në atdhe për të luftuar kundër Rusisë. Veç kësaj, bëhet e ditur se grupi ka bërë një gjest human për vendin e tyre të shkatërruar nga ushtria ruse. Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën.

“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃