Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në filialin e BKT në Koplik të Shkodrës. 3 persona të maskuar dhe të armatosur grabitën filialin e bankës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me “Volkswagen” të cilët e dogjën në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzë dhe më pas vodhën një ‘Benz’ duke kërcënuar pronarin e mjetit e duke u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.

Hajdutët të cilët ende nuk janë identifikuar kanë arritur të marrin nga filiali i bankës BKT rreth qenë 1000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë ( te reja). Të gjithë shumat e parave në fjalë janë vjedhur në sportelet e bankës. Grabitësit vodhën bankën e BKT ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta të ditës dhe kjo në prani të punonjësve dhe klientëve të cilët janë terrorizuar nga prania e tre hajdutëve të armatosur dhe të maskuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃