Njësia Task Force në portin detar të Durrësit ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi droge të llojit kokainë.

Sasia e lëndës narkotike, kokainë është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua në datën 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit.

Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Nga kontrolli paraprak ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes, hetimet vazhdojnë, teksa droga nuk është peshuar ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃