Brisida Shehaj, ish- drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë televizive detaje të jetës së saj private.

brisida shehaj

E njohur si “Brisi i Tatimeve” sot 38-vjeçe, duke u ndalur tek marrëdhënia e ngushtë me prindërit dhe vëllain, i cili e ka bërë hallë dy herë, ajo u pyet nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari nëse është një nga të dëshirat e saj të bëhet nënë.

Brisida Shehaj: Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt  do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë.

brisida

Më tej, Shehaj shton se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cenon apo prek askënd.

Briseida Shehaj: Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje televizive”.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃