Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Në pamjet që u bënë menjëherë kryefjalë e mediave sociale, ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores. Kaq mjaftoi që njerëzit ta interpretonin këtë shfaqje si një ribashkim i tyre.

E kur vetë ata nuk kanë konfirmuar ende asgjë, Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”.- u shpreh Dalina.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori. (KLIKO)

Nga ana tjetër në një reagim të parë për gjithë lajmet e raportuara, Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash. (KLIKO)

Beatrix nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt për Donaldin dhe shkakun pse ata janë ndarë.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃