Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. Ky i fundit është arrestuar në Itali pasi ka shtënë me armë në ajër në mes të rrugës. Sipas medieve italiane 27-vjeçari ishte i zemëruar ndaj qëlloi me armë në ajër në një zonë në periferi të parë Ternit.

Autori nga Shqipëria u arrestua nga karabinierët për armëmbajtje pa leje dhe ndezje e shpërthime të rrezikshme. Pasi u kontrollua, shqiptarit iu gjet një pistoletë, model revole, me plumba brenda, disa prej të cilëve tashmë kishin shpërthyer, të cilat i kishte fshehur në brezin e pantallonave.

Shqiptari kishte kaluar mbrëmjen në shoqërinë e një shoqeje dhe pasi e kishte shoqëruar në shtëpi, e kishte kontaktuar me telefon për ta takuar sërish, por kur ajo refuzoi, ai qëlloi me armë në ajër. I riu duhet të përgjigjet edhe për akuzën e ndalimit për trafik droge, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën disa gramë kokainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃