Eva Mendes prej të paktën 10 vitesh ka munguar në aktrim. Ylli hollyëood nuk ka aktruar që nga viti 2014, ku kishte një rol dytësor në filmin e partnerit të saj në “Lost River”.

eva mendes1

Gjatë një interviste në “The View”, ajo është shprehur se rikthimi i saj në ekran do të përmbante skena specifike.

“Kam një listë të vogël të gjërave që do të bëja. Dua të them, do pranoja nëse do ishte një projekt argëtues. Por tani s’do luaj më filma me përmbajtje dhunë apo seksuale, ndaj lista është e vogël.”

Kur u pyet nëse do t’i jepte fund shkëputjes nga aktrimi nëse del një projekt që plotëson kërkesat e saj, ajo u përgjigj: “Shpresoj që po.”

Roli i fundit kryesor i Mendes në dramën “Girl in Progress” të vitit 2012, me regji të Patricia Riggen. Filmi fitoi 3 milionë dollarë. Në të njëjtin vit, Mendes luajti role dytësore në “The Place Beyond the Pines” dhe “Holy Motors”.

Ndërsa ka thashetheme se ajo do rikthehet në filmin “Fast and Furious”.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃