Gjatë ditës së sotme rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, është regjistruar një aksident. Një kamion është rrëzuar e për pasojë shoferi dhe një punëtor kanë humbur jetën. Policia bën me dije se të viktimat janë dy të rinj, njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja. Bëhet fjalë për shtetasit Armand Beu 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri Klajdi Kaja 28 vjeç, banues në Lushnje. Kamioni është amortizuar dhe është shkatërruar plotësisht për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃