Papa Françesku është takuar me kryegjyshin botëror Baba Mondin në selinë e shenjtë në Vatikan, teksa ka qenë ai vetë që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një njoftimi.

“Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve”, shkruan Papa Françesku.

Papa e quajti Shqipërinë shembull të paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore të besimeve fetare që ekzistojnë në Shqipëri.

“Kombi juaj, është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje”,-tha Ati i Shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃