[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla ka folur për mediet në Itali lidhur me finalen e Conference League që zhvillohet në 25 maj në Tiranës.

Roma luan me Feyenoord në 21:00, me lojtarin e Kombëtares që tregon se ishte një ëndërr për të qenë në këtë sfidë në vendin e origjinës.

“E them seriozisht, nuk më pritet deri sa të vij dita e finales. Që në momentin që mësova se finalja do të luhej në Tiranë ai ishte objektivi im i sezonit për ta arritur.

Për mua që kam lindur në Itali nga një familje shqiptare është çështje fati ta luaj këtë finale, për fat ëndrrat realizohen. Do të jetë në ëndrrën tonë ta realizojmë duke mundur Feyenoord, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë.

Për shqiptarët kjo finale është një mundësi fantastike, e di që do ta shfrytëzojnë dhe do të tregojnë një mikpritje ekzemplare. Me italianët e kanë ndërtuar tashmë një marrëdhënie solide.

Në Tiranë përveç tifozëve që do të mbështesin Feyenoord do të kemi dhe një pjesë të mirë të publikut shqiptar që do të mbështesin Romën.

Ta mendosh që edhe vetë kryeministri jonë e dashuron Murinhon”, tha mes të tjerash Kumbulla.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃