PANORAMA PLUS/ Miku i mirë në ditë të vështirë! Kjo shprehje i shkon për shtat këngëtarit të njohur Ed Sheeran.

Autor i hitit “Perfect” bëhet më dije se i ka qëndruar shumë pranë mikut të tij Tom Parker, gjatë periudhës që luftonte me tumorin në tru.

Në librin me kujtimet e tij Hope-My Inspirational Life, këngëtari i ndjerë i The Wanted zbuloi se këngëtari 31-vjeçar i “Shape of You” pagoi gjithë faturat e tij mjekësore, ndërsa ai luftonte me sëmundjen e rëndë.

“Unë kurrë nuk e kam thënë publikisht këtë më parë (dhe ai ndoshta do të mërzitet që po e bëj tani) por Ed është një njeri shumë i veçantë – ai madje më ndihmoi me faturat e mia mjekësore kur kërkoja mundësi të tjera trajtimi dhe kisha imunoterapia private”, shkruan Tom në një fragment nga libri i tij, i cili është siguruar nga “The Sun”.

Në kujtimet e tij të shkrira në letër, Tom vazhdonte ta quante Edin një “burrë të veçantë” dhe gjesti i tij i sjellshëm “do të thoshte botën” për të dhe gruan e tij, Kelsey Parker.

Ed Sheeran paid for The Wanted's Tom Parker's medical bills

“Ai nuk kishte nevojë të bënte asgjë nga këto, por gruaja ime Kelsey dhe unë i jemi kaq mirënjohës për mbështetjen e tij, kjo do të thoshte botën për ne,” shkruante Tom.

Ju kujtojmë që Ed dhe Tom u bënë miq më shumë se një dekadë më parë kur këngëtari britanik iu bashkua The Wanted në turne. Në tetor 2020, Tom zbuloi se kishte një kancer terminal në tru. Bashkëshortja e tij Kelsey njoftoi vdekjen e tij në mars 2022, në moshën 33 vjeçare.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃