Performanca dhe kënga “Sekret” e Ronela Hajatit në Eurovision ka shkaktuar shumë polemika.

robert aliaj agim doci

Sipas kritikëve, paraqitja e Ronela Hajatit në festivalin më të madh të këngës në Evropë nuk ka qenë aspak dinjitoze për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘turp’.

Performanca e këngëtares dhe skualifikimi i saj në gjysmë finale është diskutuar shumë. Gjatë një përballje në emisionin “Të paekspozuarit”, Agim Doçi, i cili ka qenë anëtar i jurisë në Festivalin e Këngës dhe ka votuar që Ronela Hajati të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, ka debatuar ashpër me Robert Aliajn.

Ky i fundit e ka konsideruar këngën dhe performancën “paçavure”. Ndërsa Agim Doçi iu është drejtuar ish-mikut të tij duke thënë se “kur del ti më thonë çfarë është ai mashkull me thonjtë të lyer?”

Në një momenti kompozitori është ngritur për tu larguar nga studio or është rikthyer sërish.

Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë çfarë është ai mashkull me thonjtë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

Robert Aliaj: Kam ndërhyrje.

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai paçavure?

Ylli Rakipi: Ashtu mendon ai.

(Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

Robert Aliaj: Unë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallallëqe dhe gjëra personale. Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thosha.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃