Përfaqësimi i Ronela Hajatit në Eurovizion është bërë sërish “mollë sherri” mes artistëve në studion e emisionit “Open”. Këngëtari Ardit Çuni dhe Robert Aliaj kanë debatuar ashpër, madje duke kaluar edhe në ofendime.

robertaliaj

Në një moment, teksa Aliaj tha se është nivel i ulët të dëgjosh zhanerin “tallava”, ndërhyn Çuni, që thotë se niveli i tij përcaktohet deri në atë pikë që kur artisti del në televizion, ai ndryshon kanal.

Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.

Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃