Mediat italiane kanë shkruar ditën e sotme për performancën e Ronela Hajatit në Eurosong. Duket se fqinjët tanë nuk i kanë kursyer ironitë për look-un që këngëtarja kishte zgjedhur.

Madje në një vlerësim me nota, ata i kanë dhënë 4 artistes sonë për zgjedhjen e bërë. Duke vlerësuar energjinë që i solli mbrëmjes, mediat nuk i kanë kursyer batutat për Ronela Hajatin.

“Reggaeton dhe folklori ballkanik: Dikush të na japi antidotin menjëherë… Nëse nuk mjafton ajo që keni parë live, shkoni gjejeni videon në YouTube:

Një fantazi mesjetare si ‘Game of Thrones’ për të treguar një histori dashurie të fshehta, tradhti, seks dhe gjak.

Zëri i fuqishëm, por jo gjithmonë i përqendruar! Ronela vendosi dorën në zonën intime gjatë performancës, që Eurovizioni e kishte censuruar në rrjetet sociale (por a i njohin Michael Jackson dhe Madonna?).

Gjithsesi artistja e realizoi performancën e saj”, shkruanin mediat italiane, duke pasur ‘ankesa’ edhe për zërin e artistes shqiptar. Nga ana tjetër edhe “Corriere della Sera” nuk është treguar shumë dashamirëse me përfaqësuesen tonë në Eurosong.

VIJON…LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃