Vazhdojmë me episodin e ri të “Më lër të flasë (për Borën)”. Duket se Donaldit i vjen natyrshëm të përmend ish-të dashurën, siç i vjen natyrshëm edhe të këndojë këngën e Semi Jaupajt.

‘Gojët e liga’ do thonë se ai thjesht po këndon këngën e tij sepse “Mos u kthe” është rreth historisë së tij dhe Borës. Gjatë një skeçi mbrëmjen e sotme ata po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”. Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.

Momenti u kaloi pa koment nga i vëllai që vazhdoi me numrin e humorit.

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.

Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.

Semi thotë se gjëra nuk janë njësoj, por kjo nuk përjashton mundësinë që Bora dhe Donaldi të rikthehen bashkë. Po ashtu ka zëra që thonë se edhe kënga e saj e re do jetë dedikim për historinë e tyre.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃