Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit në një media austriake ku ajo akuzohej për operacione plastike. E ftuar në Syritv, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna", pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja estetike për të përmirësuar pamjen e saj.

Monika kryemadhi tha:

Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tëtrheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në genetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃