Aktorja Chethana Raj ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik për heqjen e dhjamit.

Chethana Raj2

Familjarët e 22-vjeçarës kanë denoncuar klinikën ku aktorja iu nënshtrua ndërhyrjeve kirugjikale.

Sipas burimeve, Chethana bëri operacionin plastik në Qendrën Kozmetike Shetty, por pasi pati komplikime, u transferua në spitalin Kaade.

Por ajo vdiq menjëherë pasi mushkëritë e saj ishin mbushur me ujë dhe nuk mund të merrte frymë, informoi policia.

“Vajza më kërkoi leje për t’iu nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit. Nuk i dhashë leje, i thashë se një operacion i tillë nuk ishte i nevojshëm. Por ajo e bëri operacionin dhe vdiq për shkak të neglizhencës”, tha babai i aktores, Govind.

Chethana Rajq

Më pas vazhdoi: “Si mundet që klinika bëri operacionin pa marrë pëlqimin e prindërve apo kujdestarëve të pacientit?”

Ndërkohë, spitali Kaade paraqiti një raport në polici ku pretendoi se mjekët e Qendrës Kozmetike Shetty kërcënuan stafin e tyre.

“Rreth orës 17:30 të së hënës, një mjek i quajtur Melvin, i cili është anestezist, hyri në spitalin Kaade me një paciente e cila nuk reagonte duke shpërfillur të gjitha protokollet e spitalit dhe kërcënoi sigurinë dhe e futi pacienten direkt në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU). Ai u tha mjekëve që ta trajtonin pacienten dhe u tha se kishte pësuar një arrest kardiak”, thuhet në deklaratë.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃