Panorama Plus/ Ndërsa gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard prej javësh është në titujt kryesorë të mediave në gjithë botën, thashethemet për romancën e Depp me avokaten e tij, Camille Vasquez, kanë qenë një nga teoritë më të përhapura në Internet.  Zërat nisën të qarkullojnë për shkak të ndërveprimeve të tyre në sallën e gjyqit.

Ditën e sotme Amber dhe Johnny mbërritën në gjykatë për ditën e 18 të gjyqit për shpifje. Aktorja e ‘Aquaman’ u shfaq e veshur me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një xhaketë të zezë rreth shpatullave. Depp ka veshur një kostum të zi, me një kravatë ngjyrë vishnje.

Mirëpo në hyrje të gjykatës ai u shfaq duke mbajtur një trëndafil të kuq dhe bëri ironi se është në një romancë të fshehtë me operatorin që po filmonte, ndërsa fansat brohorasin për aktorin. ‘Faleminderit! Faleminderit”, u tha Depp fansave të tij.

Më pas ai i drejtohet operatorit, duke i thënë: “Meqë njerëzit po flasin tashmë, unë e mora këtë për ju“, ndërsa i drejton trëndafilin. Johnny ka zgjedhur mos të flasë drejtpërdrejt rreth zërave për romancë me avokaten e tij por ka ironizuar me këtë mënyrë.

Nga ana tjetër, Camille buzëqeshi dhe refuzoi të komentonte lajmet. Teksa po largohej nga gjykata në Fairfax, Virxhinia, Vasquez u surprizua kur u pyet për thashethemet që po qarkullojnë prej ditësh nga TMZ. Mirëpo, as nuk mohoi dhe as nuk pohoi asgjë.

Gjatë seancave gjyqësore fansat kanë vënë re se mes avokates dhe aktorit ka super kimi. Kapjet pëdore, buzëqeshjet dhe shikimet e shkëmbyera, Johnny duke tërhequr karrigen apo kabullin e telefonit, etj. janë bërë virale.

TMZ raportoi se marrëdhënia e tyre është thjesht profesionale dhe se Camille Vasquez është në një ‘marrëdhënie serioze’ me një agjent britanik të pasurive të patundshme. Edhe pse ekipi ligjor ka marrëdhënie profesionale me klientin e tyre, ata kanë krijuar edhe marrëdhënie personale me yllin e ‘Pirates of the Caribbean’ gjatë procedurave ligjore. Ata mund të përqafohen dhe buzëqeshin me njëri-tjetrin, por vetëm kaq. Për më tepër, të njëjtat ndërveprime Johnny ka edhe me anëtarë të tjerë të ekipit, burra.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃