PANORAMA PLUS/ Përfaqësuesja e Spanjës në Eurovizion gjatë një interviste ka përshëndetur këngëtaren Ronela Hajati.

Chanel Terrero u rendit e treta në renditjen finale, por siç duket marrëdhënia e saj me Ronelën ka qenë mjaft e mirë, pasi ato janë parë shpeshherë nën shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë festivalit të Eurovizionit.

Mbështetjen për njëra tjetrën ato e kanë shprehur dhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Chanel Terrero gjatë një interviste shprehu haptazi mbështetjen e saj, për këngëtaren Ronela Hajatin, ku madje dhe publiku filloi të thërrasi emrin e saj.

Ronela e ka transmetuar këtë moment në Instagram dhe duket se është mjaft e emocionuar. Ndërkohë ajo është shprehur gjithashtu se emisionet në Shqipëri janë shumë larg për sa i përket energjisë që kanë transmetuar gjatë kohës kur ajo përgatitej për Eurovizion, por me rëndësi shëndeti, duke lenë të nënkuptoje së ajo është kritikuar nga disa emisione shqiptare për sa i përket performancës së saj në Eurovizion. Së fundmi këngëtarja ka postuar në rrjetin e saj Instagram duke thënë se: “Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp”!

© Panorama.al

Te lidhura


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃