Reperët shpesh zgjedhin dy rrugë për të bërë zhurmë dhe për të qenë qendra e vëmendjes- ose përmes teksteve të forta, ose përmes deklaratave të bujshme dhe ofendimeve.

Feronit Shabani i njohur thjesht si Fero ka zgjedhur këtë të dytën në një kohë kur duket se në muzikë nuk po arrin suksesin e pretenduar. Reperi i njohur ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbizi dhe kjo erdhi pasi Unikkatil i bëri diss.

Kjo ka nervozuar Feron i cili përveç Unikkatil dhe shënjestuar edhe Mozzik e Getinjo vetëm sepse këta të fundit kanë marrëdhënie të mirë dhe e mbështesin atë. 24-vjeçari në një live në Instagram ka deklaruar se Mozzik e ka shtyrë të shajë Noizy-n, S4MM dhe Gjikon.

Ai bëri akuza edhe më të rënda ndaj reperit emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu duke u shprehur se i ka ndaluar koncertet S4MM dhe se ka qarë sepse Noizy e ofendoi me mesazhe.

“Me Noizyn, me S4MM, me Gjikon unë nuk kam pasur asgjë me ta. Unë kam ndenjur në një banesë me Mozzikun, Mozziku më ka folur keq për Noizyn. Kur Noizy i ka dërguar mesazh Mozzikut duke e sharë, unë jam sharë me Noizyn. Mozziku është bërë bashkë me Noizyn. Mozziku më ka thënë mua shajt Gjikon, me qenë kundër Gjikos, kur i kam parë bashkë. Unë për Mozzikun dhe Getinjon jam kapur me një estradë. Unë me S4MM nuk kam pasur asgjë, Mozziku ka qarë sepse Noizy i çoi mesazh dhe e ofendoi”, -u shpreh Fero.

Më tej, Fero u ka kërkuar ndjesë të tre artistëve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me ta.

Unë tani i kërkoj ndjesë Gjikos, S4MM, Noizyt, të gjithë njerëzve që shkaku i Mozzikut kam hyrë në ‘beef’ me ta. Unë përvete i kërkoj ndjesë, ma bëni hallall djem, Mozziku më ka shtyrë. Unë nuk kam folur që sa kohë, tani po e tregoj të vërtetën. E kam pasur hatri i shoqërisë, ata i kanë shpërndarë njerëzit që më kanë bërë ‘diss’ mua. Unë me Unikkatilin nuk kam pasur asgjë. Kam thënë në intervista se ka qenë legjendë, por tani jam unë. Pas 10 viteve del dikush tjetër”, -ka thënë ai.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Mozzik.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃