Një sherr banal është regjistruar në fshatin Dardhë të Elbasanit. Në një familje, nusja dhe vjehrra janë zënë me njëra-tjetrën duke ushtruar dhunë verbale e fizike. Pas vjehrrës nusja nuk ka kursyer edhe vjehrrin, ndaj të cilit 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit i cili ka marrë urdhër mbrojtje.

Policia:

E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃