Panorama Plus/ Marrëdhënia e Robert Berishës  dhe partneres së vëllait të tij Patris, këngëtares Altuna Sejdiu e njohur thjesht si Tuna, ka qenë prej vitesh në qendër të mediave për arsyet më të pakëndshme. Megjithatë, nuk e dimë se si dhe çfarë ka ndodhur, por kjo ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen.

Mesa duket tanimë nuk ka probleme mes tyre dhe ata kanë bërë paqe. Madje në një nga intervistat e fundit Roberti foli për Tunën e të vëllain dhe ‘shuajti’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë, pasi kohëve të fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre.

“Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë. Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale.”- tha Roberti në Top Albania Radio.

Këngëtari ka treguar se ai nuk ka pasur kurrë raporte të mira me Tunën dhe madje nuk ka pranuar asnjëherë të jetë i pranishëm në festat familjare me të. Ai është shprehur se e respekton zgjedhjen e vëllait, por Tunën e ka bërë pjesë të një liste të zezë. Madje ka kaluar deri në kërcënime për të duke i thënë të mos guxonte të merrej me të apo t’i ndërpriste mardhëniet e tij me vëllain.

Roberti zbuloi po ashtu dhe një histori që nuk është përfolur asnjëherë në media. Ai tha se në emisionin e tij ‘Robi plaket kur do vetë”, ‘jingle-a’ hapëse e emisionit është marrë nga një këngë që siç tregoi ishte e blerë dhe me të drejta nga producenti Kledi Bahiti. Por, mesa duket ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë duke e akuzuar për plagjiaturë dhe duke i kërkuar para, teksa këngëtari tregoi reagimin e tij.

“Kledi Bahiti më mori në telefon, më tha më ke marrë këngën e më ka kërkuar lek. I thashë, “Po ta bëj hit”, aty as 7 sekonda nuk përdoret, vetem pak te ‘jingle’ e emisionit dhe më kërkonte lek. I thashë “Faleminderit shumë po lek nuk të jap unë ty” dhe e ndërrova ‘jingle-n’. Ai duhet të thonte faleminderit që ma përdorët e iu shkoi në mendje. Pastaj u takuam këtu në Tiranë dhe e rraha (qesh).”

Teksa gjithashtu në emisionin e tij, Roberti tregoi arsyen se përse asistentja që kishte në emisionin e tij, Eriona Sejdiu u largua. “Duke marrë parasysh që jemi të gjithë burra dhe në asnjë ‘live night show’ pashë që nuk ka askush asistente dhe thashë ta ndryshoj pak, plus aq e kishte dhe kontratën. Kur bëjnë të dashur, i thonë ‘Çfarë do aty ti, me ato batuta që bëhen’, ajo nuk ishte as 12 vjeçe, i kishte 20 vjet.”

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃